Arrestohet në flagrancë duke marrë zarfin me para gjatë një darke kryebashkiaku i Sorrentos në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Sorrento- Kryetari i bashkisë së Sorrentos në Italinë jugore, Massimo Coppola është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Coppola u arrestua ndërsa po merrte ryshfete gjatë një darke. Sipas informacioneve të deritanishme, 48-vjeçari po fuste një zarf me para në xhep, në një darkë të organizuar pas një eventi sportiv lokal.

Ai dyshohet se i premtoi trajtim preferencial personit që ia dorëzoi shumën e parave, shuma e së cilës nuk është zbuluar. Coppola, i cili është avokat, u zgjodh kryetar bashkie i Sorrentos pesë vjet më parë.

Nga hetimet doli gjithashtu se i njëjti sipërmarrës i kishte paguar më parë Coppola-s dhe bashkëpunëtorit, në disa këste, shumën totale prej 50,000 eurosh në para të gatshme, në lidhje me dhënien sipërmarrësit të një kontrate tjetër, nga Bashkia e Sorrentos, që lidhej me shërbimin e optimizimit dhe përmirësimit të çerdhes komunale për periudhën trevjeçare shkollore 2022-2025. Guardia di Finanza kreu një kontroll iniciativë në shtëpinë e kryetarit të bashkisë, gjatë të cilit gjetën mbi 34,000 euro në para të gatshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania