Arrestohet në flagranë teksa transportonte kokainë 21-vjeçari

Editor
1 Min Read

FRANCË- Autoritet franceze kanë vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap nga policia franceze teksa transportonte 2.3 kg kokainë me automjetin e tij. 21-vjeçari shqiptar po shkonte në Nante me makinë kur u kontrollua nga dogana në kabinën veriore të pagesës në Toulouse.

Ai kishte 2.3 kg kokainë të fshehur në një pjesë të mjetit. Doganierët Frouzins u pozicionuan në kabinën veriore të tarifave të Toulouse, në autostradën A 62, drejt Bordo në orën 01.00 të natës. Ata kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Peugetot 508” duke çuar në zbulimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e të riut nga Shqipëria.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *