Arrestohet në Greqi shqiptari i shumëkërkuar i dënuar me 16 vjet burg

Jil
Jil
1 Min Read

Shqiptari i shumekerkuar Eduard Vushaj eshte arrestuar ne Greqi sipas nje njoftimi te policise shqiptare.

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë.

Operacioni “Kartela e kuqe”/Kapet në Greqi, një i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.

Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë).

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al