Një shtetas rus është kapur nga Policia e Kosovës në fshatin Lluzhan të Podujevës. Shtetasi i huaj i cili u ndalua për kontroll, rezultoi se është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli.
Autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit. Shtetasi rus u ndalua nga një njësi patrulluese e Policisë në Podujevë, që e verifikoi dhe më pas e shoqëroi për në ambientet e policisë.
Bazuar në informacionet e para, rusi që u ndalua e ka të ndaluar hyrjen në Serbi për një vit, për shkak të një vendimi të Gjykatës, e po ashtu është person i kërkuar nga shteti i Lituanisë.