Arrestohet në Morinë 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Editor
1 Min Read

Policia Kufitarer ka arrestuar në doganën e Morinës një person të shpallur në kërkim kombëtar nga drejtësia shqiptare.

Në pranga është vënë shtetasi Dritan Kullaj, 41-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga komisariati nr. 4 në Tiranë.

Sipas autoriteteve policore, Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj 41-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia e Kukësit thotë se Dritan Kullaj i është dorëzuar shërbimeve të Policisë së Tiranës, të cilët kanë ekzekutuar masën e sigurisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al