Arrestohet pas një viti shqiptari që akuzohet se vr*au shitësin

Editor
1 Min Read

Një ngjarje kriminale e ndodhur më 5 mars 2024 në Jesolo, Itali, është zbardhur nga Policia pas një viti.

Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani, u vra më 5 mars 2024 në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm.

Policia ka arrestuar si autor të dyshuar, 36-vjeçarin shqiptar Leonard Shehu, i cili akuzohet për vrasje, raportojnë mediat vendase.

Shqiptari u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh.

Motivi i krimit dyshohet se është vjedhja e banesës, e cila ka përfunduar në një sulm fatal.

Duket se Leonard Shehu ka hyrë në shtëpinë e viktimës së tij për të vjedhur sendet e duhanxhiut, por i befasuar ka reaguar duke goditur me një send të mprehtë në kokë, Roberto Basso.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gjurmë të ADN-së së, Leonard Shehut.

Më tej, Leonard Shehu dyshohet se është përgjuar teksa i ka kërkuar gruas të konfirmonte një alibi për natën e krimit.

Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar Shehut akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg./Corriere

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al