Arrestohet shqiptari i akuzuar për vrasjen e një rumuni në Itali

Editor
2 Min Read

Një operacion i karabinierëve të Fermos çoi në arrestimin e një 36-vjeçari shqiptar, i dënuar për vrasjen e një rumuni, e cila ndodhi në një kontekst rivaliteti të lidhur me trafikun e drogës.

Karabinierët njoftuan operacionin ndaj të kërkuarit, që akuzohet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në muajin shkurt të vitit 2020.

Shqiptari kishte qenë më parë i dënuar me 2 vite burgim për trafik droge. Kurse tani do i duhet të vuajë edhe 22 vite izolim për krimin e vrasjes.

Krimi dyshohet se ka zanafillën për prishjen e pazareve të drogës dhe kontrollin e biznesit ilegal mes Fermos dhe Porto Sant’Elpidio. Më 17 shkurt 2020, zbulimi i trupit të pajetë të një 36-vjeçari rumun, i vrarë me thikë, ka alarmuar menjëherë policinë.

Viktima, gjithashtu një person me precedentë penalë, kishte plagë të shumta me thikë në shpinë.

Hetimet, të cilat filluan menjëherë pas vrasjes, ishin veçanërisht komplekse dhe përfshinin përdorimin e teknikave të avancuara të hetimit. Karabinierët analizuan regjistrimet e kamerave të vëzhgimit me video, të dhënat telefonike dhe hetuar lidhjet mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Falë këtyre hetimeve të imtësishme u bë e mundur kapja e autorit të krimit, i cili pak pas krimit ishte zhdukur duke u larguar nga qyteti.

Një bashkëpunim i rëndësishëm ndërkombëtar me autoritetet shqiptare, nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka lejuar që i arratisuri të gjendet fillimisht në Shqipëri dhe më pas, me kthimin e tij në Itali për arsye shëndetësore dhe familjare, në provincën e Fermos, u bë edhe arrestimi, informon media italiane.

Pas ndalimit ai u dërgua në burgun e Fermos, ku tashmë do të duhet të vuajë dënimin përfundimtar me më shumë se dy dekada burgim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al