Një azilkërkues shqiptar u gjet i fshehur në zyrat e gazetave të vjetra ku kishte 246 bimë kanabisi me një vlerë prej 258,000 paund.
Sipas gjykatës Caernarfon, Dino Marku, i ishte premtuar 10,000 £ për tu kujdesur për bimët e kanabisit në ish-zyrat e County Times në një rrugicë në rrugën Broad Street të Welshpool.
Gjykatësi Timothy Petts e burgosi për 18 muaj dhe tha se Marku do të deportohej në atdheun e tij në Shqipëri. Marku pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e drogës pas një bastisjeje të policisë në janar.