Arrestohet shqiptari që vrau emigrantin nga Afganistani

Editor
1 Min Read

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për vrasjen e një emigranti nga Afganistani.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar u arrestua gjatë kësaj jave, lidhur më një ngjarje kriminale të ndodhur më datë 8 mars.

24-vjeçari akuzohet se ka qëlluar për vdekje më armë zjarri emigrantin afgan gjatë një sherri mes dy grupeve të rinjsh nga Shqipëria dhe Afganistani.

Sipas hetimeve të policisë greke, sherri mes grupit shqiptar dhe atij afgan ndodhi për mosmarrëveshje lidhur me pazaret për lëndë narkotike.

I arrestuari ka qenë i akuzuar në të kaluarën për bashkëpunim në vrasje me dashje, tentativë për vrasje si edhe për përfshirje në banda kriminale të trafikut të drogës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *