E dënuar me burg për falsifikim parash, arrestohet vajza

Editor
1 Min Read

Lushnjë-Një 27-vjeçare nga Lushnja është vendosur në pranga nga policia.

Sipas njoftimit të policisë e reja është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen dhe më pas ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasen R. M., 27 vjeçe, lindur në Vlorë dhe banuese në Lushnjë, e dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al