Arsenali rikthehet në krye të Premier League

Editor
1 Min Read

Arsenali ia del të fitojë 0-1 në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Suksesi i pestë radhazi për skuadrën e Artetës, që rimerr përsëri kreun e klasifikimit.

Në minutën e 20-të, “topçinjtë” kaluan në epërsi. Një top i Havertz në zonë për Trossard, me belgun që nuk e pati të vështirë të realizojë, duke ndezur kështu festën mysafire në shkallët e stadiumit. Sa në njërën portë në tjetrën, në pjesën e dytë, rastet nuk munguan për të dyja skuadrat.

“Djajtë e kuq” flirtuan me golin në të 77-tën, por Garnacho humbi një rast flagrant. Në minutën e 83-të, Rajs provoi me një goditje të bukur, gjithsesi e menjëhershme ishte përgjigja e portierit Onana.

Me këtë rezultat, Arsenali është në krye të Premier League me 86 pikë, një pikë më shumë se Manchester City që ka edhe një ndeshje për të zhvilluar. Në krahun tjetër, ekipi i Ten Hag është në vendin e tetë. Per Guners, ndeshja e radhës është në shtëpi ndaj Everton, sakaq United pret Neëcastle

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *