Asani i lumtur pas rikthimit te “legjionarët”: Ndjenjë e veçantë

Jil
Jil
1 Min Read

“Legjionarët” tanë kanë nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Republikës Çeke të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes, në mitikun “Air Albania”.

Në listën e të ftuarve nga tekniku Sylvinho nuk ka se si të mungojë Jasir Asani, i cili është ndër futbollistët kryesorë te Shqipëria, me golat e tij ndaj Moldavisë e Polonisë, që janë përzgjedhur 2 herë nga UEFA, si golat më të bukur të raundit.

Menjëherë pas grumbullimit me “legjionarët”, sulmuesi nga Shkupi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, nga seanca e sotme stërvitore me “Kuqezinjtë”, me mbishkrimin, “Gjithmonë një ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *