
SHKODËR- 2943 bimë kanabis janë asgjësuar në qarkun e Shkodërs në kuadër të operacionit “Koordinata”. Sipas njoftimit të Policisë, për shpërdorim detyre janë proceduar penalisht dy roje mjedisi. Konkretisht në njësitë administrative Pult dhe Shosh (Shkodër), u asgjësuan 735 bimë kanabisi. Në Kastrat dhe Gruemirë (Malësi e Madhe), u asgjësuan 1,631 bimë. Në Temal dhe Shllak (Vau i Dejës), u asgjësuan 139 bimë. Në Luf-Qerret dhe Gjegjan (Pukë), u asgjësuan 438 bimë.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 2 roje mjedisi.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre: V. P., roje pyjesh A. K., roje e zonave të mbrojtura
Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.