Asgjësohen të paktën 342 bimë kanabis, në pranga një 31-vjeçar

Editor
2 Min Read

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në kuadër të planit operacional kombëtar anticannabis, të koduar “Territor i pastër”, ku u asgjësuan 342 bimë kanabis.

Sipas policisë, i riu kishte hapur 100 gropa në zonë, për të kultivuar bimë të tjera, ndërkohë është proceduar penalisht edhe vëllai i 31-vjeçarit, për bashkëposedim të sendeve të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Kontrolle intensive dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar anticannabis, të koduar “Territor i pastër”. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zoom in”. Asgjësohen 342 bimë cannabisi. Sekuestrohen fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari që kishte kultivuar këto bimë dhe njëkohësisht kishte hapur 100 gropa në zonë, për të kultivuar bimë të tjera. Procedohet penalisht vëllai i 31-vjeçarit, për bashkëposedim të sendeve të tjera të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrolleve dhe i një hetimi me metoda proaktive, kryer nga Komisariati i Policisë Skrapar, në bashkëpunimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe me Prokurorinë e Beratit, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u finalizua operacioni policor anticannabis, i koduar “Zoom in”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi L. Q., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. Q., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Krastë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *