Atentat me armë shqiptarit në Selanik

Editor
1 Min Read

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga disa të shtëna me armë zjarri në Neapoli të Selanikut.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur viktima, i cili ishte i ulur me një shok të tij jashtë një dyqani, është qëlluar.

Ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar menjëherë në spitalin “Ipokrateio”. Autoritetet greke janë në kërkim të personit përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që identiteti i shqiptarit dhe rrethanat e ngjarjes ende nuk janë zbardhur.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al