Atentati i bërë ndaj dy shqiptarëve mesditen e sotme në Athinë

Editor
1 Min Read

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i bërë ndaj dy shqiptarëve mesditen e sotme në Athinë. Një prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë. Ende nuk dihen identitetet e tyre.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ndërsa sipas mediave greke, viktima ka marrë plumb në kokë.

Vrasja ndodhi në sy të dhjetëra njerëzve që lëviznin në zonë, nga autorët ende të panjohur të cilët thuhet se iu afruan viktimave duke i qëlluar nga një distancë e shkurtër përpara se të largoheshin.

Policia po kryen hetimet për identifikimin e viktimave dhe rrethanat e ngjarjes së vrasjes në këtë zonë të Atikës veriperëndimore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *