
Tirana është tronditur sonte nga një krim mafioz në mes të rrugës pasi autorë të panjohur hapën zjarri me armë në drejtim të një makine duke i marrë jetën personit që gjendej brenda saj në lëvizje.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje viktima e ka emrin Bujar Nasufi, raporton noa.al.
Këtë e konfirmoi dhe policia e cila tha ee sonte, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Autorët duket se kanë arritur të largohen me shpejtësi pasi e kanë qëlluar burrin hipur mbi një motor dhe pasi e vranë, u zhdukën në pak çaste.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje pritet në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.