Policia greke ka zbardhur atentatin ndaj një 39-vjeçari, që fatmirësisht përfundoi pa viktima dhe ka identifikuar autorin, pikërisht një shqiptar me precedentë të rëndë penalë.
Prokuroria greke ka ngritur akuzë ndaj shtetasit Geni Cato nga Përmeti, aktualisht i paraburgosur në Greqi. 37-vjeçari shqiptar akuzohet se ka tentuar të vrasë një 39-vjeçar, teksa ishte në makinë me nënën e tij. Ai do përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndërsa është i pandehur me të kaluar të rëndë kriminale.
Tentativa për vrasje ka ndodhur dhjetorin e kaluar, konkretisht më 8 dhjetor, pak para orës 6 të mëngjesit. Dy persona me tiparet e fytyrës të mbuluara dhe teksa udhëtonin me një motoçikletë pa targa, i janë afruar kamionit në të cilin lëvizte 39-vjeçari dhe nëna e tij. Papritur pasagjeri hapi zjarr drejt shoferit dhe për fat plumbat nuk e kapën atë. Nga kamerat e sigurisë rezultoi se autorët u larguan në drejtim të një rruge të caktuar ndërsa pasagjeri zbriti dhe më pas u hodh nga një gardh dhe u zhduk. Drejtuesi i mjetit duke ecur me shpejtësi të madhe u larguar drejt “Iera Odo”.
39-vjeçari shqiotar në gjendje shoku nuk ka mundur të tregojë asnjë autor të mundshëm për sulmin ndaj tij dhe se nuk kishte dallime me askënd. Siç ka thënë ai në polici, ka tentuar të ndiqte autorët por nuk ka arritur pasi kanë ndjekur rrugë të ndara. Vëllai i viktimës, i cili gjithashtu zotëron kamionin, ka dëshmuar pranë autoriteteve duke ka deklaruar se ndoshta ka qenë objektivi për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore që ka pasur për nje biznes të tijin. Në fakt, ai kishte qenë shënjestër në të kaluarën pasi ishte sulmuar nga persona të panjohur një muaj më parë, pikërisht më 9.11.2023. Sulmi është denoncuar në polici dhe ka nisur hetimi paraprak
Autoritetet identifikuan të dyshuarin nga kamerat e sigurisë. Ai është Geni Cato, 37 vjec nga Përmeti, person me precedentë të rëndë penalë.
Avokati i tij, Aleksandros Papaioannidis, tha për mediat greke se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë rast konkret.
“Nuk ka asnjë ADN që e identifikon dhe as ndonjë element tjetër që e “vendos” në skenën e të shtënave. Ai nuk e njeh 39-vjeçarin dhe nuk ka asnjë kontakt me mj edisin e tij. Gjatë hetimit do të ekspozojmë te gjitha faktet”
Cato u arrestua në prill të këtij viti bashkë me disa shqiptarë të tjerë, i akuzuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një karburant në Pire. Cato njihej nga policia greke si pjestar i grupit të “kryekumbarëve” grekë të vrarë, Vasilis Grivas dhe Giorgos Litsa. Në korrik të këtij viti, Catos iu komunikua një tjetër akuzë në burgun e Nafplios ku ndodhet. Ai u akuzua si pjesë e një grupi kriminal që vendoste gjoba në biznese, kryente shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.
Profili penal i Geni Catos
Geni Cato 37 vjec, rezulton i arrestuar në 2011 për “prishje të qetësisë në familje”, “hyrje dhe qëndrim i paligjshëm në Greqi”, “rezistencë ndaj policisë”, “falsifikim” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2012 është arrestuar për “vjedhje”, në 2013 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”, “tentativë vjedhje”, “vjedhje” rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2014 është arrestuar pasi ishte dënuar me 9 muaj burg për “armëmbajte pa leje”, “rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët” dhe disa muaj më pas është arrestuar sërish për “organizatë kriminale”, “zhvatje”, “armëmbajtje pa leje”, “shkelje e ligjit mbi drogën”, “shkelje të ligjit për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, në 2015 është arrestuar për një dënim prej 2 vite burg për “dëshmi e rreme” dhe pas disa muajsh edhe për “vjedhje”, në 2017 është akuzuar për një vjedhje banese të kryer në 2015 dhe po në të njëjtin vit është akuzuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2018 është arrestuar për “dëshmi të rreme”, në 2019 është arrestuar për “falsifikim dokumentash”, “falsifikim”, vjedhje”, “grabitje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2020 është akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2022 është arrestuar për “shkelje të ligjit mbi drogën” dhe në 2024 për “shpërthim eksplozivi”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive”, “dëmtim prone” dhe “armëmbajtje pa leje”.