Atentati ndaj Isuf Jacajt, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Sarandë dhe Konispol, kontrolle dhe në fshatra

Jil
Jil
1 Min Read

Ngjarja që pasoi me një sagë hakmarrje, u rregjistrua në 17 korrik të këtij viti, ku në lagjen nr. 4, 43-vjeçari Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, plagosi me armë zjarri Gëzim  Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, nga Kamza. Këta dy të fundit rezultojnë persona me precedentë penalë në Sarandë, pasi në 8 janar të këtij viti, kishin kundërshtuar forcat e policisë së Sarandës në rrugën “Skënderbeu” por kishin rifituar sërish lirinë. Pas plagosjes, Hajdarajt i’u gjet nga policia një armë zjarri pistoletë dhe u arrestua në spital. Ramadan Zoto, një ish – i dënuar  në Greqi për krime të rënda, përfshirë  vrasje, u largua nga vendi i krimit, derisa u kap i armatosur në Korçë paraditen e 22 gushtit. Dy prej personave që ndodheshin me të në vendngjarje janë vetëdorëzuar më herët.

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, sipas ekspertëve të xhenios, dyshohet se janë përdorur rreth 800 gram eksploziv, i cili ishte vendosur poshtë mjetit tip “Toyota” të Isuf Jaçaj. Shpërthimi dyshohet të jetë kryer i telekomanduar në distancë. Policia po has vështirësi në dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi pranë tij nuk ka kamera sigurie nëpër biznese.

 BalkanWeb

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania