Atentati ndaj policit në Shkodër, Artan Hoxha zbulon shkakun

Editor
1 Min Read

Gazetari Artan Hoxha komentoi sërish në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” atentatin ndaj Gjergj Ndërshtiqajt, në Shkodër, kur ndaj tij dhe kunatit, u derdhën 4 karikatorë kallashnikovi. Hoxha tha se studenti i Akademisë së Sigurisë ka punuar vjet në zonë e Shoshit me risk të lartë me mbjelljen e kanabisit dhe ai mund të ketë raportuar, por është tradhëtuar nga shefat lart.

 “Ngjarjet pa i lidhur me njëra-tjetrën duken sporadike. Kjo është një ngjarje që e ndjekim për ngjarjet që janë shënuar kundër oficerëve të policisë, bizneseve, shtëpive dhe makinave. Gjergj Ndërshtiqaj është student në Akademinë e Sigurisë dhe më pas hynë në Policinë e shtetit. Ka punuar në terren në zonën e Shoshit, me risk të lartë të kultivimit të kanabisit. Ky ka dokumentuar çfarë ka ndodhur. Dikush atje lart që ka bërë marrëveshjen e ka shitur.  

Policia më e akuzuar që ka qenë e pamundur ka qenë kjo e Shkodrës. Fatmirësisht, oficeri i policisë i ka mbijetuar sulmit. Është qëlluar me 4 karikatorë, makina shpërtheu, ai ka shpëtuar dhe Zoti ka dashur ta shpëtojë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *