Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene raportojnë se mbrëmjen e sotme është bërë atentat ndaj Roan Brahimit, i cili ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij Katerina Beqo ka mbetur e plagosur.
Roan Brahimi njihet si armiku i Ervis Martinajt. Roan Brahimi është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare, k u është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.
Së fundmi ai ishte shpallur në kërkim atentatin që u bë ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klinsman Preçi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 21:30 në sheshin Agios Lazaros, kur një motor me dy persona i është afruar mjetit me të cilin lëvizte Roan Brahimi.
Një nga autorët qëlloi tre herë drejt burrit në makinë, e cila i përket gruas që ishte me të.