Atentati në Bulqizë, policia: Gjendet mjeti i djegur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Bulqizës ka dhënë informacion për të shtënat me armë që u regjistruan në këtë qytet.

Sipas informacioneve, objektiv i atentatit ka qenë shtetasi Luan Tërnova.

Tërnova sapo dilte nga xhamia ku kishte kryer faljen e namazit të së premtes kur u qëllua nga një person i paidentifikuar.

Më pas policia gjeti mjetin e djegur në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos që dyshohet se u përket autorëve.

‘Mesditën e sotme, shtetasi L.T, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.

Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të japim informacion më të plotë’, njofton policia vendore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top