Atentati në “Don Bosko zbardhen detaje

Editor
2 Min Read

Personi i vetëm i arrestuar për atentatin në Don Bosko, me një të vrarë e katër të plagosur, Roland Ahmetsulaj, është marrë në pyetje pasi akuzohet se ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e personave që ishin objektiv i atentatit, ndërsa ka treguar se ka njohje me Kevin Zenelin, personin që dyshohet se ka marrë porosi nga Kasandër Noga për të organizuar vrasjen e Geron Hasanbelliut. 36-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e dy viteve më parë ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Policia deklaroi zyrtarisht se nga të dhënat e tabulateve dhe qelizave telefonike rezulton se Ahmetsulaj, ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me Kevin Zenelin.

Çela u vra gabimisht, pasi shënjestër ishte Geron Hasanbelliu dhe dy nipat e tij për shkak të një hasmërise të vjetër që kishte me Kasandër Nogën. Policia thotë se bazuar në prova, për të organizuar vrasjen e këtyrë personave, Kasandër Noga ka porositur Kevin Zenelin. Ky i fundit ka kontaktuar Ilirian Feçin dhe vëllëzerit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu është dhënë si parapagim një shumë monetare. Por vëllezërit Beqiraj janë tërhequr nga kryerja e këtij krimi dhe për vrasjen e Hasanbelliut dhe nipave të tij, janë kontaktuar persona të tjerë ende të paidentifikuar nga policia. Vëllezërit Beqiraj u arrestuan në tetor të viti 2022 dhe rrëfyen se si Kasandër Noga kishte kërkuar vrasjen e kundërshtarit të tij Geron Hasanbelliut.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *