
Në kërkim janë shpallur Dejvi Mullai 24 vjeç, Fabion Kurti 24 vjeç dhe Enedjo Kaci 30 vjeç të tre TIRANË – Policia ka dalë me një reazim zyrtar lidhur me ngjarjen që u regjistrua mesnatën e kaluar ku u qëllua disa herë me armë zjarri drejt një makinë në lëvizje në zonën e Kamzës.
Policia thotë se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 persona që dyshohet se janë të implikuar në ngjarje. Në kërkim janë shpallur Dejvi Mullai 24 vjeç, Fabion Kurti 24 vjeç dhe Enedjo Kaci 30 vjeç të tre banues në Kamëz, të cilët për arsye ende të paqarta kanë qëlluar me armë drejt mjetit në lëvizje por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Policia sqaron se gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet ende destinacioni që kanë ndjekur autorët, grupi hetimor ka nisur hetimet për gjetjen e automjetit, lokalizmin dhe kapjen e tre të shpallurve në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.