Athinë/ Rrëzohet në det të hapur helikopteri me 4 turistë amerikanë, detajet e para!

Jil
Jil
1 Min Read

Një helikopter që transportonte katër turistë amerikanë është rrëzuar në det në portin turistik të Vuliamenit, në jug të Athinës.

Sipas mediave të huaja, helikopteri ra midis jahteve të ankoruara në marinë pak çaste pas ngritjes, ndoshta për shkak të një defekti në motor, ndërsa të gjithë personat në bord, përfshirë pilotin grek janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas autoriteteve greke, të lënduarit kanë marrë vetëm lëndime të lehta. Helikopteri ra midis jahteve të ankoruara në marinë pak çaste pas ngritjes, ndoshta për shkak të një defekti në motor.

Ndërkohë autoritetet kanë arrestuar pilotin 57-vjeçar të helikopterit. Ai u mor në paraburgim nga Autoriteti Portual i Vouliagmenit, i cili po drejton hetimin paraprak. Ai përballet me akuza për rrezikim të sigurisë së transportit, lëndim trupor për shkak të neglizhencës dhe mosndjekje të procedurave të ekuipazhit në rast emergjence.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania