I shpallur në kërkim nga Austria, vihet në pranga në Greqi 30-vjeçar

Editor
1 Min Read

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i të riut është bërë pasi ai ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet austriake.

I riu shqiptar është identifikuar si Aredjo Buzi nga Fieri. Buzi ishte i shpallur në kërkim me urdhër europian arresti nga Austria për veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, të cilat sipas Kodit Penal të Austrisë dënohen me burgim deri në 3 vjet.

Arrestimi i tij ndodhi ësht në rrugën “28 Tetori” në Janinë ndërsa  autoritetet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Austrisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *