JiL.al - Jeto i Lumtur

Autokrati Rama emëron qehajajt e rinj të çifligut

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Me atë që ndodhi sot në Kongresin e PS-se, u pa qartë se nuk ka më një parti socialiste. Ka vetëm një sulltan në krye të sektit në qeverisje.
Sekti ka autokratin Rama, i cili emëron qehajaj të rinj në çifl igun e vet kur dhe si i do qejfi.
Një Kongres ku nuk u dëgjua një kritikë e vetme. Ku nuk u bë një bilanc i vetëm i ministrive të cilave po u ndërrohen drejtuesit. Ku nuk u mbajt një raport i vetëm për punën e drejtuesve të porsahequr nga ministria e Financave, e Brendshme dhe e Mbrojtjes. Janë tre ministri shtylla të një qeverisjeje dhe nuk u përmend një arësye, një e vetme, pse drejtuesit e deritanishëm po largohen.

Scroll to Top