JiL.al - Jeto i Lumtur

Automjeti merr përpara qytetarin me biçikletë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, duke lënë pas një person të plagosur.

Policia sqaroi se shtetasi B. Z., 65 vjeç, udhëtonte me biçikletë në momentin kur u godit nga një automjet tip Benz.

“Sot me datë 09.03.2024 rreth orës 07:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”, shtetasi A. R., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. Z., 65 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi B. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”

, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top