Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi të dielën në aksin “Koplik-Bajzë” në Malësinë e Madhe. Mësohet se një automjet aksidentoi drejtuesin e motomjetit, Rasim Shabaj, i cili humbi jetën. Si pasojë, drejtuesi i automjeti përfundoi në prangat e policisë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë të dielën, për një aksident në aksin rrugor “Koplik- Bajzë”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, S ektori i Policisë Rrugore arrestoi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin 48 vjeç, sepse me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi 66 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.