
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një këmbësor ka humbur jetën. Ngjarja është regjistruar në segmentin rrugor Manëz-Kull, ku automjeti me targa AA334FU, i drejtuar nga Muharrem Jakupi, ka përplasur këmbësorin Seladin Ago.
Si pasojë e plagëve të marra, Ago ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.