U ndalua për kontroll nga autoritetet belge ja çfarë i gjeti policia

Editor
1 Min Read

Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet belge. Raportohet se  zyra kryesore doganore e Koblenzit në Gjermani sekuestroi më shumë se 3 kilogramë kokainë gjatë një kontrolli në kufirin belg.

Doganierët kontrolluan një automjet që ishte nisur për në Belgjikë. 23-vjeçar shqiptar tha se ishte nisur nga Shqipëria për në Belgjikë duke udhëtuar nëpërmjet Italisë dhe Gjermanisë. Kur u mor në pyetje, ai tha se nuk mbante asnjë lëndë narkotike.

Edhe pse nuk kishte gje me vete testi i drogës reagoi pozitivisht ndaj kokainës, oficerët më pas e panë automjetin nga afër. Më pas ata gjetën diçka në brendësi të automjetit, pak më shumë se 3 kilogramë kokainë.

“Kokaina e gjetur ka vlerën e rrugës mbi 200 mijë euro”, tha Thomas Molitor, zëdhënës i shtypit në zyrën kryesore doganore në Koblenz.

Duke qenë se kishte dyshime se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar së fundmi lëndë narkotike, edhe komisariati i Prüm nisi procedimin ndaj tij me dyshimin se drejtonte mjetin nën ndikimin e drogës. Hetimet e mëtejshme po kryhen nga Zyra e Hetimit Doganor në Frankfurt am Main. Me kërkesë të Prokurorisë Publike të Trierit, gjyqtari hetues përgjegjës ka urdhëruar masën e paraburgimit për shqiptarin

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *