Autoritetet italiane aksion antidrogë, arrestojnë dy të rinj shqiptarë

Editor
1 Min Read

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy shqiptarë gjatë një operacioni të Njësisë Operacionale të Spoleto-s për luftimin e trafikut të drogës. Dy të dyshuarit, një 24-vjeçar dhe një 19-vjeçar, u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike dhe tentuan të arratisen kur panë karabinierët.

Shoferi i automjetit, një 24-vjeçar, u përpoq të largohej me shpejtësi, por makina mbeti e bllokuar në një rrugë të ngushtë, duke lejuar ndërhyrjen e policisë. Gjatë kontrollit, oficerët gjetën 5 gramë kokainë të ndarë në 9 doza.

Të dy personat, të njohur për precedentë penalë, u ndaluan, me 24-vjeçarin që u arrestua dhe u vendos në paraburgim. Gjyqtari miratoi masën e sigurisë me burg për të, duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe përsëritës në fushën e narkotikëve, ndërsa 19-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *