Avioni lëshon 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi…

Jil
Jil
1 Min Read

Kanë kaluar 5 vite nga një prej rasteve më të bujshme në aviacionin amerikan, që vijon të diskutohet ende.

Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2020, kur Kina po ndërtonte spitale të përkohshme përballë një virusi ende të panjohur, që më vonë do të shndërrohej në pandeminë globale. Një avion i Delta Airlines, me destinacion Shanghain nga Los Anxhelosi, hasi vështirësi në ngritje për shkak të peshës.

Për të shmangur një ulje emergjente me peshë të tepërt, piloti vendosi të lëshonte mbi gjashtë tonë karburant në ajër. Avioni u kthye në aeroportin e Los Anxhelosit, por manovra solli pasoja të rënda; dhjetëra mijëra banesa dhe shkolla në zonë u prekën nga shiu i karburantit.

Banorët ngritën një padi kolektive, duke akuzuar kompaninë se zbrazi karburantin në një zonë të populluar dhe në lartësi shumë të ulët, kur kishte alternativa më të sigurta siç ishte oqeani Paqësor ose djegia e karburantit gjatë fluturimit në qarqe.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania