JiL.al - Jeto i Lumtur

Avokati i njohur zbulon detajet e bujshme: Ja kush do emërohet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.


Ndërkohë i arrestuar ndodhet dhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri. Avokati Përparim Çaça, i ftuar në një  emision televiziv tregoi se si mund të zgjidhet ngërçi i Himarës që tashmë nuk ka më kryebashkiak.


Sipas tij, Goro duhet të japë dorëheqjen ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave. Më pas do të jetë Këshilli Bashkiak që do të emëroj një nga dy nënkryetarët zv.kryetar, që do të gëzojë të gjithë kompetencat e një kryetari bashkie.

“Është një rast i rrallë që kemi  një kryetar të zgjedhur prapa hekurave dhe një kryetar në detyrë që është në arrest në burg. Në këto kushte Bashkia e Himarës do të duhet të administrohet dhe këtë  e ka zgjidhur ligji që në vitin 2015. Në këto raste duhet të ketë një veprim aktiv, ose nga vetë Zoti Goro duke dhënë dorëheqjen ose duhet të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave, për shkelje të rënda të Kushtetutës. Më pas do të jetë Këshilli Bashkiak që do të emëroj një nga dy nënkryetarët zv.kryetar. Nëse ka një zv.kryetar, Këshilli Bashkiak voton që deri në zgjedhjet e reja do të duhet ta administratoj ky zv,kryetar. Ky i fundit ka të gjithë pushtetin e një kryetari bashkie”-tha ai.

Scroll to Top