
Munir Nasraui kthehet përsëri të bëjë rolin e protagonistit më shumë se sa i biri, Lamin Jamal, Babai i futbollistit të Barcelonës, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’iu kundërpërgjigjur të gjithë atyre që e akuzonin se ishte ai i cili po çonte në rrugën e gabuar djaloshin.
Postimet e tij në faqen personale të Instagramit ku mban nofkën “Hustle Hard”, dukej qartësisht që vinin si kundërpërgjigje për akuzat se nuk ka arritur të mësojë të birin të jetojë me përulësi dhe se po e lejon që gjërat jashtë fushës së lojës, ta heqin fokusin nga ajo që duhet të bëjë në fushë.
