
Alban Tolaj, personi që shikoni në këtë fotografi, rezulton se është polici që është gjetur i vdekur në Prishtinë. Sipas të dhënave paraprake, dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë me një rast vetëvrasje, megjithatë hetimet vazhdojnë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në kryeqytetin e Kosovës, në rrugën “Ahmet Korenica”. Policia është njoftuar për një trup të pajetë në rrugë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur ekipet policore dhe ato mjekësore.
Fatkeqësisht, Alban Tolaj ka ndërruar jetë dhe dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Agron Borovci ka konfirmuar se dyshimet e para flasin për vetëvrasje, por rasti po hetohet në detaje.
Mediat në Kosovë kanë arritur të konfirmojnë se viktima, Alban Tolaj është babai i prezantueses së njohur atje, Elsa Tolaj.