
Një konflikt mes të afërmish në Fier përfundoi me shoqërimin në polici të një babai dhe të birit. Miri Sulaj, 44 vjeç, pas një sherri mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar kushëririn e tij, Eduard Sulaj, gjithashtu 44 vjeç. Në përleshje u përfshi edhe djali 17-vjeçar i autorit.
Pas sherrit, babë e bir u larguan nga vendi i ngjarjes, por u arrestuan më pas nga forcat “Shqiponja”. Eduard Sulaj u dërgua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.