Balena del nga uji dhe përmbys varkën, ja momenti kur…

Editor
1 Min Read

Momente tmerri kanë përjetuar dy peshkatarë në New Hampshire të SHBA-ve, kur kanë parë një balenë të përplaset me varkën e tyre. Në videot e regjistruara nga peshkatarë të tjerë, balena shihet duke dalë nga uji dhe duke u përplasur me varkën, duke i hedhur në ajër dy burrat.

Pasi u godit nga balena, varka u fundos, ndërsa dy peshkatarët që nuk kishin veshur jelek shpëtimi u nxorën jashtë nga kolegët e tjerë, pa lëndime. Sipas ekspertëve, ngjarja ka ndodhur për shkak të kohës së keqe pasi balena ka qenë duke ngrënë kur ka dalë nga uji. Siç shpjegojnë ata, balenat dalin në sipërfaqen e ujit me gojën hapur për të kapur peshqit përpara dhe e mbyllin ose pak para se të dalin nga uji ose menjëherë pas.

“Anija që shohim thjesht ndodhi të ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar,” shpjeguan ekspertët për New York Post.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *