Banda të armatosura kanë sulmuar burgun kryesor në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, duke liruar shumë të burgosur. Shumica dërrmuese e rreth 4,000 burrave të mbajtur atje tani janë arratisur.
Midis të arrestuarve ishin anëtarë të bandës të akuzuar në lidhje me vrasjen e presidentit Jovenel Moise në vitin 2021. Dhuna në Haiti, vendi më i varfër në Amerikën Latine është përkeqësuar vitet e fundit. Bandat që synojnë të rrëzojnë kryeministrin Ariel Henry kontrollojnë 80% të Port-au-Prince.
Rritja e fundit e dhunës filloi të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin e një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia në Haiti. Të premten, presidenti kenian Uilliam Ruto tha se ai dhe Henry kishin nënshkruar një marrëveshje dhe po punonin për të përshpejtuar dislokimin.
Në janar, OKB-ja tha se më shumë se 8,400 njerëz ishin viktima të dhunës së bandave të Haitit vitin e kaluar, duke përfshirë vrasjet, plagosjet dhe rrëmbimet – më shumë se dyfishi i numrit të vitit 2022.