JiL.al - Jeto i Lumtur

Banorët bllokojnë aksin Thumanë-Kashar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Banorët e Fushë Krujës, Krujës dhe të Thumanës kanë bllokuar qarkullimin në aksin rrugor Thumanë-Kashar.

Në protestë ka patur dhe prezencë të shtuar policore, me pjesëmarrjen e drejtuesve të Policisë së Tiranës, dhe pjesëtarë të FNSH-së. Incidente ka pasur vetëm në fillim, kur protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë bllokuar qarkullimin.

Banorët po protestojnë duke kërkuar hyrje-dalje në rrugën kryesore. Edhe deputetja demokrate Andia Ulliri ka bërë thirrje që t’i jepet zgjidhje problemit.

“Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam”, tha një prej

Scroll to Top