
Banorët e Lagjes së Re në qytetin e Kukësit kanë bllokuar për rreth 30 minuta hyrjen e rrugës nacionale Prizren-Kukës, në shenjë proteste për mungesën e sigurisë në këtë segment të rrugës.
Gjatë protestës, ata kërkuan rritjen e sigurisë rrugore, zgjerimin e korsive dhe ndërtimin e trotuarëve për të garantuar siguri për këmbësorët.
Në 7 vitet e fundit, kjo rrugë ka shkaktuar vdekjen e afro 10 qytetarëve, ndërsa një ditë më parë, një 51-vjeçar humbi jetën pas një përplasjeje me një automjet që lëvizte me shpejtësi të madhe.