Banorët zbulojnë predha luftarake të paplasura në Mat

Editor
1 Min Read

Disa predha luftarake të paplasura janë gjetur nga banorët në vendin e quajtur Fusha e Shkrirjes në fshatin Komsi të Bashkisë së Matit. Predhat janë gjetur në një vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë qenë në mal.

Zona njihet si e ndotur për shkak se aty dikur bëhej demontimi i municioneve luftarake që ndodheshin në repartin ushtarak i cili ndodhet në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”. Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *