JiL.al - Jeto i Lumtur

Barcelona ​​kërkon rikthimin e mbrojtësit portugez, por Guardiola

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Barça këmbëngul për Joao Cancelo, i cili u rikthye te Manchester City pas huazimit të sezonit të kaluar, por që mbeti ndër objektivat e klubit katalanas. Sipas “Daily Star”, Barcelona ka paraqitur një ofertë, që përfshin tarifë huazimi prej 9 milionë euro dhe detyrim blerjeje prej 23 milionë euro, çka hyn në fuqi në fund të periudhës së huazimit. Kjo marrëveshje e strukturuar, sipas gazetës angleze, konfirmon vështirësitë financiare të klubit katalanas.

“Qytetarët” kanë vendosur një çmim mjaft të lartë për Cancelo; 30 milionë euro. Një shumë që Barça absolutisht nuk mund ta paguajë sot. Mbrojtësi portugez ka kontratë me Manchester City deri në vitin 2027 dhe për këtë klubi anglez nuk ka ndërmend të bëjë “skonto”. Klubi nga “Ettihad” vazhdon të kërkojë një shumë afër asaj që mendon se është vlera e portugezit.

Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, po punon me “qytetarët” për t’i ulur kërkesat e tyre. Kjo për shkak se Barcelona nuk do të bëjë asgjë çmenduri për këtë lojtar, pasi ndihet mjaft e mbuluar në rol me Hector Fort dhe Julian Araujo. Katalanasit kanë prioritete të tjera transferimi (Nico Williams dhe, në përgjithësi, përforcimin e sulmit), ndaj për momentin nuk mund t’iu hyjnë aventurave me mbrojtësin portugez.

Scroll to Top