Bardhi: Banorët e Zharrëzës do të kompensohen për ndotjen e ajrit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazment Bardhi, drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, ka siguruar banorët e Zharrëzës se ata do të kompensohen për ndotjen e ajrit që ka shkaktuar aktiviteti i kompanive private në zonë.

Ai tha se tarifat për frymë, që janë pjesë e kontratave me kompanitë, do t’u shpërndahen banorëve dhe askush nuk do të ketë mundësinë të abuzojë me të drejtat e tyre për shkak të kushteve të vështira. Bardhi theksoi se fjalët e dhëna do të mbahen.

Jemi besimplotë që në këtë fshat ku PD ka ditur gjithmonë të triumfojë, edhe në 11 Maj do të ketë fitore edhe më madhështore, për të bërë Zharrëzin, Patosin dhe Shqipërinë Madhështore.

I siguroj banorët në Zharrëz se ajo që u takon për frymë si tarifë kompensimi për ndotjen e jashtëzakonshme të ajrit nga zbatimi i kontratave të kompanive private që operojnë në zonë me shtetin shqiptar, jo vetëm do tu shkojë banorëve, por askush nuk do të guxojë që të abuzojë me pamundësinë e tyre për të ngritur zërin për të drejtat që ju takojnë. Fjalë e dhënë, është fjalë e mbajtur!

Scroll to Top