Basha takim me eurodeputetin austriak, zbardhet biseda

Editor
2 Min Read

Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me deputetin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.

Pjesë e bisedës ka qenë situate në rajon, ku Basha shprehet se kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë dhe akti terrorist i Banjskës është një ëmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë që meriton vëmendjen e BE.

Ai gjithashtu thotë se njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Kënaqësi të takohesha sot me anëtarin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.

Biseduam për situatën në rajon, kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë. Akti terrorist i Banjskës tregoi se Rusia po mbështet taktika dhe strategji të njëjta me Krimenë, që më pas i hapi rrugë luftës pushtuese ndaj Ukrainës. Kjo është një këmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë në rajon dhe Europë ndaj meriton vëmendje prioritare nga Bashkimi Europian dhe vendet anëtare.

Njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *