Basha flet pa dorashka për rininë e tij: Isha i apasionuar pas…

Editor
3 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë të veçantë në emisionin “Fit”, ku ka ndarë kujtime nga jetën e tij studentore në Holandë.

Basha u shpreh se studimet në Fakultetin e Juridikut ishin një zgjedhje që e kishte pasion, ku përveç lëndëve të detyrueshme, ai ishte i fokusuar në fushën e Drejtësisë Ndërkombëtare.

Ai theksoi se eksperienca e tij universitare ishte një periudhë e bukur, e pasuruar me njohuri mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në këtë fushë, duke përmendur aktet madhore si incidenti i Kanalit të Korfuzit dhe aktin e pavarësisë së Kosovës.

Basha shtoi se jeta studentore, përveç aspekteve akademike, ka qenë po ashtu një periudhë shumë e bukur e jetës së tij.

“Lëndët që kam zgjedhur të studioja në Fakultetin e Juridikut, kanë qenë lëndë për të cilat kisha pasion. Kishte dhe lëndë që ishin të detyrueshme, por nuk i kisha pasion. Juristët apo studentët e juridikut e dinë për çfarë e kam fjalën. Fjala bie tek detyrimet. Por në tërësi studimet i mbaj mend si një kohë shumë të bukur.

Edhe nga ana e Universitetit, pra asaj që kam studiuar, ka qenë si me thënë një botë e tërë që hapej para meje, bota e të Drejtës Publike Ndërkombëtare, marrëdhënieve mes shteteve, se si impaktonte kjo jetët e njerëzve, fatet e njerëzve, historia e këtyre marrëdhënieve ku Shqipëria ka një rol të veçantë në doktrinën e të Drejtës Ndërkombëtare.

Që nga incidenti i kanalit të Korfuzit që është një nga aktet e para të jurisprudencës, të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e deri tek akti i pavarësimit të Kosovës dhe opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Të dyja janë akte madhore në doktrinën e jurisprudencës ndërkombëtare, të drejtës publike ndërkombëtare.

Siç e shikoni e kam pasion, i jam rikthyer pjesërisht këtij pasioni vitin e kaluar kur u emërova reporter për çështjen e konfiskimit, e ligjshmërisë së konfiskimit të aseteve të ngrira ruse për t’ia vënë ato në dispozicion Ukrainës.

Pra, ana profesionale, domethënë ana përmbajtësore e studimeve e mbaj mend si një kohë shumë shumë të bukur. Por do të isha i pavërtetë po mos të thoja që po kaq bukur, në disa aspekte edhe më e bukur ka qenë jeta studentore”, – u shpreh Basha.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *