JiL.al - Jeto i Lumtur

“Bashkëshortët e vërtet”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Më erdhi një shok për kafe në shtëpi, u ulëm dhe biseduam për jetën. Në një moment të caktuar të bisedës, i thashë: “Do të laj enët dhe do të kthehem menjëherë”.Ai më vështroi sikur i thashë se do të ndërtoja një raketë hapësinore. Pastaj më tha me admirim, por paksa i hutuar: “Jam i lumtur që ti e ndihmon gruan tënde, unë nuk ta ndihmoj sepse kur bëj diçka gruaja ime nuk e vlerëson. Javën e kaluar fshiva dyshemenë dhe as edhe një falenderim”. U ktheva për t’u ulur me të dhe i shpjegova se nuk e “ndihmojë” gruan time. Në fakt, gruaja ime nuk ka nevojë për ndihmë, ajo ka nevojë për një partner. Unë jam ortak në shtëpi dhe në këtë kompani funksionet janë të ndara, por nuk është një “ndihmë”. Nuk e ndihmoj gruan time të pastrojë shtëpinë sepse edhe unë jetoj këtu dhe duhet të pastroj edhe unë. Nuk e ndihmoj gruan time të gatuaj, sepse edhe unë dua të ha dhe duhet të gatuaj gjithashtu. Nuk e ndihmoj gruan time të lajë enët pasi ka ngrënë, sepse edhe unë i përdor ato enë.
Nuk e ndihmoj gruan time me fëmijët sepse edhe ata janë fëmijët e mi dhe puna ime është të jem baba. Unë nuk jam ndihmës në shtëpi, jam pjesë e shtëpisë. Dhe sa për faleminderit, e pyeta mikun tim se kur ishte hera e fundit pasi gruaja e tij mbaronte pastrimin e shtëpisë, larjen, ndërrimin e çarçafëve, larjen e fëmijëve, gatimin, organizimin etj, dhe i ke thënë faleminderit. Nuk e ke menduar ndonjëherë? Pra, falenderoje si ke dashur të të falenderoj, në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intensitet. Jepini asaj një dorë, veproni si një shoqërues i vërtetë, jo si një mysafir që vjen vetëm për të ngrënë, për të fjetur, për të larë dhe për të kënaqur nevojat seksuale … Ndjehuni si në shtëpi. Në shtëpinë tënde. Ndryshimi i vërtetë në shoqërinë tonë fillon në shtëpitë tona, ne u mësojmë djemve dhe vajzave tona ndjenjën e vërtetë të miqësisë.
     Jeto I Lumtur
Scroll to Top