
Cërrik, 28 Gusht 2025 – Një incident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dëshiran, Belsh.
Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit ka shpërthyer zjarr në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç. I moshuari u plagos dhe u transportua në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.