
Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi shiste kanabis të ndarë në doza në qytet. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 20 vjeçar.
Sekuestrohet lënda narkotike e dyshuar kanabis.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar ” Sixteen”, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës
Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 16 dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.