Berat/ Qëllohet me thikë 24-vjeçari, arrestohen dy persona! Një në kërkim

Jil
Jil
2 Min Read

Paskuqan, Tiranë – Një konflikt familjar ka përfunduar në gjak këtë të mërkurë paradite.
Dy të rinj, Zenel dhe Alfrons Miftari, mbetën të plagosur me thikë pas një sherri me vëllain e tyre të madh, Elis Miftari. Ky i fundit dyshohet se i ka goditur disa herë me mjetin prerës dhe më pas ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e 29-vjeçarit Elis Miftari. Ai është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për akuzat e rënda që pritet të përballet.

Dy vëllezërit e plagosur, Zenel (27 vjeç) dhe Alfrons (20 vjeç), u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet e çështjes i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania